Kompania

Historia

E gjitha nisi në 1992 në një magazinë të vogel në qytetin e Koplikut. Z. Likaj që vinte nga eksperienca të mëparshme në fushën e bimëve, vendosi të punonte në biznesin e tij mbas rrëzimit të komunizmit. Ai filloi të mblidhte bimë të ndryshme dhe punësojë një numër të vogël njerëzish për të bërë procesime të thjeshta pastrimi. Nga viti në vit u rrit ndjeshëm numri i fermerëve që filluan të punonin dhe furnizonin me lëndë të parë kompaninë Relikaj. Suksesi i pare i shitjes me jashtë erdhi në 1995 ku kompania filloi eksportet drejt Frances, Gjermanisë e Turqisë.

Në vitin 2000, kompania investoi dukshëm në të gjitha departamentet dhe magazinat e veta duke sjelle teknologji të re dhe mënyrë më efikase procesimi. Viti 2009 është periudha kur presidenti Likaj investoi në burime njerëzore duke i dhënë përparësi frymës së re të menaxhimit dhe ndërkombëtarizimit të kompanisë. Por ndryshimet më të rëndësishme të biznesit erdhën në 2016, ku kompania ka bërë investime të reja në fabrika, zyra, ambjente përpunimi, laboratore analizash, makineri procesimi të fjalës së fundit si dhe vëmëndje e madhe iu kushtua fermerëve dhe grumbullimit të lëndës së parë duke instaluar platformë dixhitale në ferma dhe duke bërë të mundur mbylljen e plotë të ciklit të përpunimit: kultivim-procesim- dhe paketim të produktit final në vendin e origjinës.


C’farë ne bëjmë

Ne jemi procesues bimësh dhe erëzash për përdorim në industrinë ushqimore. Objektivi ynë është të plotësojmë zinxhirin e plotë të prodhimit; fermer-procesim-paketim produkti final. Stafi i Relikaj është shumë i fokusuar drejt qëndrushmërisë së grumbullimit dhe përpunimit të bimëve, duke investuar kohë dhe burime në implementimin e plotë të certifikatave ndërkombëtare të gjurmueshmërisë Rainforest Alliance si dhe të përfshirjes së fermerëve në sistemin dixhital të menaxhimit të të dhënave CropIn. Ajo se c’farë na vecon ne nga pjesa tjetër e konkurencës është fakti se Relikaj e mbyll ciklin e plotë të përpunimit në vendin e origjinës duke ruajtur freskinë dhe cilësinë e bimës, sikundër bëjnë kompanitë e tjera të kesaj industrie në botë, që blejnë, përziejnë dhe procesojnë lëndë të parë në destinacione të ndryshme.

Vizioni

Ne jemi prodhues bimësh dhe erëzash me një ëndërr të madhe, të sjellim produktet tona BIO, te kultivuar, procesuar dhe paketuar ne Shqiperi, në tavolinat e konsumatorëve në mbarë botën. Ne kemi avantazhin më të rëndësishëm që jemi pranë fermave të bimëve, duke i sjellë konsumatorit cilesinë më të lartë të produktit, 100 % të gjurmueshëm si dhe të procesuar dhe paketuar në vëndin e origjinës.





Njerëzit

Kompania është po aq a mirë sa dhe njerëzit që e përbëjnë atë. Në kemi një ekip të dedikuar dhe me shumë pasion për vizionin e Relikaj. Duke ndërthurur profesionistët me experiencë në bujqësi me të rinj të talentuar plotë ëndërra dhe dëshire për arritje, Relikaj ka krijuar vizionin e menaxhimit dhe suksesit në grup.

Ambjentet

Me modernizimin e fabrikes ne kemi mundësi tashmë të ofrojmë shërbime e produkte të ndryshme për industrinë ushqimore, duke përgatitur ingredient gatimi në bazë të kërkesave specifike të cdo klienti.

Ambjentet – Duke u nisur nga investimi i fundit, Relikaj ka rreth 15,000 m2 hapësira modern, ku përfshihen magazinë për lëndën e parë, fabrika përpunimi, magazina për produkte përfundimtare, zyra të reja, laboratore të certifikuar, salla trainimi për fermerë e dyqane për prezantim produkti.

Linjat e reja të përpunimit – Kompania ka instaluar linja të re përpunimi e cila ka të gjitha proceset e integruara të nevojshme për të prodhuar produkt përfundimtar. Proceset që linja kryen përfshijnë: pastrimin, përzierjen, magnetizimin dhe paketimin e produktit final. Linja ka nje sistem inovativ dixhital funksionimi dhe është komplet e automatizuar. Cdo proces i përpunimit është bazuar në sistemin me të lartë të sigurisë ushqimore BRC.

Pozicionimi i kompanisë – Duke u nisur nga vëndodhja që kompania ka, është lehtësisht i aksesueshëm tranporti detar me vetëm 115 km larg nga fabrika, ai ajror me 110 km dhe afërsia me kufirin me Malin e Zi eshtë vetëm 20 km. Ndërkohë pika më e rëndësishme është fakti, që kompania ndodhet 5 km larg lëndës së parë dhe fermave të mbjellura me produktet që eksportohen.