Mbyllja e ciklit të plotë të prodhimit në vëndin e origjinës

Linjë Moderne Procesimi

Relikaj ka bërë një investim të ri duke ndërtuar godina moderne si dhe duke implementuar teknologjinë e fundit të procesimit, e cila përfshin të gjitha proceset e përpunimit. Përfshin pastrimin paraprak të lëndës së huaj, pastrimin e avancuar të kërcenjve, eleminimin e pluhurave, përfshin procesin e bluarjes, atë të përzierjes, përfshin sistemin e magnetizimit, që shërben për eleminimin e mbetjeve metalike si dhe ka një sistem automatik paketimi, duke mbyllur të plotë procesin e prodhimit të një produkti të destinuar për treg përfundimtar. I gjithë ky sistem është i bazuar në kërkesat më të larta të sistemeve laboratorike si dhe të çertifikimit BRC mbi qëndrushmërinë e cilësisë dhe sigurisë ushqimore
Modernizim i Agro-Ekosistemit duke implementuar platforma dixhitale në bujqësi

Dixhitalizimi i Fermave

Kemi sjellë risi të reja në fushën e bujqësisë duke implementuar teknologjinë e dixhitalizimit në ferma. Cdo fermer që është i rregjistruar në sistemin e blerjes të Relikaj, ka në celularin e tij një aplikacion në të cilin hedh informacion të vazhdueshëm mbi kultivimin, mbi koordinatat GPS të fermës, mbi kohën e korrjes, mbi madhësinë e fermës, mbi procedurat e korrjes si dhe informon në sistem mbi të gjithë hapat që ka ndjekur për të mirëmbajtur dhe menaxhuar fermën. Informacioni ndahet me kompaninë në kohë reale dhe mund t’i jepet cdo klienti që blen produkt tek Relikaj
100 % gjurmueshmëri duke u bazuar në praktikat Rainforest Alliance

Sistem i Qëndrueshëm në Ferma & Siguri Ushqimore

Në shtator 2017 jemi certifikuar me sistemin Rainforest Alliance, ku fermerë të certifikuar operojnë në një sistem ambjental dhe social të qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjet vëndase. Në sistemin tonë të certifikimit, janë rreth 120 ferma të qëndrueshme të cilat sjellin tek Relikaj rreth 1,000 ton sherebelë të certifikuar
A jeni i interesuar për biznesin tonë? Shkarkoni broshurën tonë